Grip në verë, ja masat që duhet t’i ndërmerrni

01.06.2020

Duke qenë se pothujase jemi në stinën e verës, mund t’ju duket e çuditshme të diskutojmë mbi patologji që i përkasin kryesisht periudhës së ftohtë të vitit. Nuk është aspak çudi. Në verë gjithashtu ka momente kur mund të prekemi nga gripi, për shkak të larjeve me ujë jo të nxehtë, qëndrimit pa mbuluar në […]

Grip në verë, ja masat që duhet t’i ndërmerrni Foto: Ilustrim

Duke qenë se pothujase jemi në stinën e verës, mund t’ju duket e çuditshme të diskutojmë mbi patologji që i përkasin kryesisht periudhës së ftohtë të vitit.

Nuk është aspak çudi. Në verë gjithashtu ka momente kur mund të prekemi nga gripi, për shkak të larjeve me ujë jo të nxehtë, qëndrimit pa mbuluar në shtrat, daljeve në natyrë natën vonë me veshje të holla etj. Kohët e fundit, edhe alternimet e motit përbëjnë një faktor për prekjen nga gripi.

Nëse sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë është pushimi në shtrat: asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, pasi simpomat e gripit do t’ju zgjasin akoma më gjatë. Edhe pse mund t’ju duket e vështirë që të rrini në shtëpi duke fjetur gjumë tani që është verë, prapë duhet të besoni se gjumi do t’ju përmirësojë tepër shpejt.

Gjëja më e rëndësishme është të shmangim kontaktin me alergenët, apo me virusin e gripit, pasi kjo mund të na sëmurë akoma më keq. Pra, është e rëndësishme të ajrosim ambientet ku jetojmë, apo të bëjmë gjysmë ore shëtitje në ajër të pastër, në fshat apo në lulishte, gjithmonë duke u veshur në mënyrë të përshtatshme me kushtet atmosferike. Dalja me veshje të holla në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta, do të na bëjë edhe më keq.

Ushqime të këshilluara: Sa më shumë fruta nga të gjitha llojet, por me kusht të jenë të stinës. Është e rëndësishme të merrni sa më tepër fruta që përmbajnë vitaminë C, si portokalli, limoni, mandarinat etj.

Zarzavate: Lakra të llojeve të ndryshme, kopër, selino, karrota etj. Por, duhet të konsumoni zarzavate të tilla që të kenë fuqi antivirale. Është mirë që të tilla perime t’i konsumoni të gjalla. Një mënyrë e mirë, sidomos për karrotat është shtrydhja e tyre: shija është e shkëlqyer dhe vetëm në një gotë lëngu mblidhen cilësitë e gati një kile karota. Përdorni sa më shumë: hudhër, qepë, presh, spec djegës, rrepa.

Ushqimi ideal: Lëngu i pulës, pasi në lëkurën e pulës janë të pranishme antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm kundër viruseve të sëmundjeve të ftohjes. Një supë e ngrohtë me lëng pule ju mundëson padyshim një shërim më të shpejtë dhe normalisht, edhe përmirësim të simptomave tuaja.