Shtetet e Bashkimit Evropian Fluks i frikshëm i ikjes së mjekëve nga Kosova

Gjermania, Suedia e shtetet tjera të Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’ia marrin Kosovës punëtorët shëndetësorë.

Përveç këtyre shteteve të Bashkimit Evropian së fundmi interesim për mjekët kosovarë ka shprehur edhe Katari.

Ikja e mjekëve nga Kosova vlerësohet se do të jenë afatgjate dhe se rrezikohet vendi të mbetë pa mjekë profesional, shkruan sot gazeta Zëri

Qindra mjekë viteve të fundit kanë ikur nga Kosova për ta vazhduar profesionin e tyre në shtetet tjera të Bashkimit Evropian, ku edhe po paguhen më shumë.

Fluksi i ikjeve i punëtorëve shëndetësorë vlerësohet të jetë në rritje edhe gjatë këtyre muajve, derisa po shtohet edhe rreziku se Kosova nuk do të ketë mjaftueshëm mjekë në një të ardhme të afërt.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.