Efekti kryesor i ngrënies së fiqve, sipas dietologëve
Sidoqoftë, këto fruta nuk janë të mira vetëm për t’u shijuar. Sipas ekspertëve, ato kanë një përfitim tjetër të madh për shëndetin e njeriut dhe konsiderohen një zgjedhje e shkëlqyeshme nëse doni ta përmirësoni shëndetin e kockave. Fiqtë janë një burim befasues i lëndëve ushqyese për ndërtimin e kockave, që janë kalciumi dhe magnezi. Një […]
Sidoqoftë, këto fruta nuk janë të mira vetëm për t’u shijuar. Sipas ekspertëve, ato kanë një përfitim tjetër të madh për shëndetin e njeriut dhe konsiderohen një zgjedhje e shkëlqyeshme nëse doni ta përmirësoni shëndetin e kockave.
Fiqtë janë një burim befasues i lëndëve ushqyese për ndërtimin e kockave, që janë kalciumi dhe magnezi. Një racion prej rreth katër fiqsh ua siguron 60 miligram ose 6 për qind të vlerës ditore të kalciumit.
Përveç sigurimit të këtyre lëndëve ushqyese për ndërtimin e kockave, një hulumtim i vitit 2018 mbi këtë frutë, sugjeron se fiqtë mund të pengojnë aktivitetin e qelizave të njohura si ‘osteoklaste’, të cilat thyejnë kockat. Pra, fiqtë mund të jenë të dobishëm për të trajtuar ose parandaluar osteoporozën.
Për më tepër, një fik i vetëm përmban rreth 161 miligram kalium, një mineral thelbësor për shëndetin e kockave. Bikarbonat kaliumi dhe citrati, të dyja gjenden në shumë fruta dhe perime, zvogëlojnë sekretimin e kalciumit i cili mund të dobësojë kockat dhe resorbimin e tyre, një proces biologjik që mund të dobësojë apo edhe tkurrë kockat.
Ndërsa fiqtë mund të jenë një shtesë e shkëlqyeshme në dietën tuaj që lufton osteoporozën, ky nuk është përfitimi i vetëm që do ta merrni nga këto fruta të shijshme. Një fik i vetëm gjithashtu përmban 1.45 gram fibra, të cilat mund të përmirësojnë funksionin e tretjes dhe gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit kolorektal.