Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga rrahjet e parregullta të zemrës

06.04.2020

Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar se për çdo gjysmë pakoje cigare që e tymosni, rreziku i dridhjes atriale (fibrilimi trial) rritet për 14%. Krahasuar me ata që nuk kanë tymosur asnjëherë duhan, duhanpirësit janë 32% më të rrezikuar, ndërkaq ata që e kanë lënë duhanin janë 9% më të rrezikuar. Hulumtuesi Dr. Dagfinn Aune është deklaruar: […]

Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga rrahjet e parregullta të zemrës Foto: Ilustrim

Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar se për çdo gjysmë pakoje cigare që e tymosni, rreziku i dridhjes atriale (fibrilimi trial) rritet për 14%.

Krahasuar me ata që nuk kanë tymosur asnjëherë duhan, duhanpirësit janë 32% më të rrezikuar, ndërkaq ata që e kanë lënë duhanin janë 9% më të rrezikuar.

Hulumtuesi Dr. Dagfinn Aune është deklaruar: “Nëse pini duhan – mos pini më; nëse nuk pini duhan – mos filloni fare”.

“Ne kemi zbuluar se duhanpirësit kanë rrezik shumë më të lartë të rrahjeve të parregullta të zemrës, por rreziku zvogëlohet në mënyrë drastike te ata të cilët e lënë duhanin”, ka shtuar ai.

Ky studim ka kryer një meta-analizë të 29 studimeve nga Evropa, Amerika Veriore, Australia dhe Japonia me një total prej 39,282 rasteve me dridhje atriale mes 677,785 pjesëmarrësve të studimeve.

Krahasuar me pirjen e 0 cigareve në ditë, pirja e 5, 10, 15, 20, 25 dhe 29 cigare në ditë është e ndërlidhur me 9%, 17%, 25%, 32%, 39% dhe 45% rritje të rrezikut të dridhjeve atriale.

Përndryshe, vlerësohet se deri në vitin 2030 do të jenë përafërsisht 17 milionë pacientë me dridhje atriale në Bashkimin Evropian, me 120,000 deri në 215,000 diagnostikime të reja çdo vit.