Dobitë që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës

Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë.

Në vijim po ju listojmë disa prej dobive që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës gjatë përditshmërisë.

Dobitë që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës:

• Përdorimi i biçikletës konsiderohet si një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm njëherësh si për shëndetin, ashtu edhe për mjedisin.

• Përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarktin, si dhe diabetin tip 2.

• Ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.

• Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë.

• Përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, stresit dhe ankthit.

• Rrit masën muskulore.

• Forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht.

• Zhvillon aftësitë e fëmijëve për t’u socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv tek gratë, sjell më shumë vetëvlerësim tek fëmijët dhe të rriturit, teksa përmirëson dukshëm cilësinë e jetës, shkruan Dita.

• Tashmë është vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet me sjellje të tjera të shëndetshme, si: ushqyerje të shëndetshme dhe mospirje të duhanit, teksa mund të përdoret për të arritur ndryshime të tjera të sjelljes në lidhje me mbrojtjen e shëndetit.