Sëmundje në zemër Diabeti te nënat rrit rreziqet e zemrës te fëmijët

Rreziqet ishin veçanërisht të larta për dështimin e zemrës, tensionin e lartë dhe mpiksjen e gjakut midis fëmijëve të lindur nga nënat me diabet.

Fëmijët e nënave me diabet mund të rrezikohen më shumë nga sëmundjet e hershme të zemrës.

Studiuesit përdorën regjistrat kombëtar të shëndetit danez që përfshinin 2.4 milionë fëmijë që lindën pa sëmundje të zemrës.

Gjatë 40 vjetëve të studimit, 1.153 prej fëmijëve nënat e të cilëve kishin diabet – qoftë sëmundja tip 1 ose tip 2, ose diabeti i shtatzënisë (diabeti gjestacional) – iu dhanë diagnoza të sëmundjes kardiovaskulare. Sëmundja kardiovaskulare u zhvillua në 91.311 fëmijë nënat e të cilëve nuk kishin diabet.

Rreziku absolut i sëmundjes së zemrës te njerëzit nën 40-vjeç është i vogël, por ai rrezik ishte 29 për qind më i lartë te pasardhësit e grave me diabet sesa te fëmijët e nënave pa diabet.

Diabeti para shtatzënisë ishte i shoqëruar me një rritje të rrezikut relativ prej 34 për qind të sëmundjeve kardiovaskulare në mesin e pasardhësve, dhe diabetin gjestacional me 19 për qind rritje të rrezikut.

Rreziqet ishin veçanërisht të larta për dështimin e zemrës, tensionin e lartë dhe problemet e qarkullimit të gjakut, në veçanti mpiksjet në venat e këmbës që qarkullojnë në mushkëri.

Studimi, në BMJ, kontrolloi duhanpirjen, arsimimin, moshën dhe faktorë të tjerë. Një histori e sëmundjes kardiovaskulare përveç diabetit te nënat, pothuajse e dyfishoi rrezikun për sëmundje të zemrës në pasardhës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.