Çfarë është Inflamacioni dhe përse është i rrezikshëm

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.

Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Nëse keni pësuar një lëndim fizik, atëherë inflamacioni është diçka e mirë.

Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin.

E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.

Megjithatë, ka raste kur sistemi imunitar reagon kot më kot dhe inflamacioni shfaqet atëherë kur nuk duhet.

Ai mund të nxitet si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave por edhe stresit, obezitetit dhe çrregullimeve autoimunitare.

Në raste të tilla, procesi i shërimit nuk shkon normalisht por inflamacioni qëndron aktiv duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës, artritit, depresionit, sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe kancerit.

Dy kategoritë e Inflamacionit

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi.

Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë.

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët shumë sëmundjeve.

Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Ushqimet më të mira kundër Inflamacionit

Studiues të ndryshëm, të cilëve u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.

Bëhet fjalë për:

  • Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)
  • Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)
  • Kafeja (2 filxhanë në ditë)
  • Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)
  • Musli  (më pak se një racion në ditë)
  • Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)
  • Vaji i ullirit
  • Çokollata (një racion)

Ushqimet që nxisin Inflamacionin

Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm.

Bëhet fjalë për:

  • Mishrat e përpunuar siç janë: sallamrat, proshutat, salçicet e të tjera si këto
  • Mishi i kuq i përpunuar
  • Patatinat
  • Pijet industriale
  • Yndyrnat e përpunuara
  • Të skuqurat
  • Ëmbëlsirat industriale.

Sipas studiuesve suedezë një shembull tipik i vakteve kundër inflamacionit është i tillë:

Për mëngjes fruta pylli me kos

Gjatë ditës, disa feta ananasi të freskët

Për drekë një sallatë mesdhetare me barishte, perime, arrorë dhe yndyrna të shëndetshme siç është avokado.

Për darkë, ata rekomandojnë peshk deti ose oqeani dhe jo të rezervatit të shoqëruara me drithëra të plota.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.