Bizneset Vende Pune Ofertat

A e dini si shfaqen sëmundjet më të këqija? Shkaktarë nuk janë as ushqimi, as stresi, por diçka krejtësisht tjetër!

A e dini si shfaqen sëmundjet më të këqija? Shkaktarë nuk janë as ushqimi, as stresi, por diçka krejtësisht tjetër!

18.11.2023 Shëndeti

Çdo sëmundje është e lidhur me emocionin e caktuar të cilin e kultivojmë brenda vetes, nuk është me rëndësi a është hidhërimi, brengosja apo ndonjë emocion tjetër negativ

Nëse vëreni te vetja ndonjë nga këto që i përmendëm, përpiquni që t’i largoni këto ndjenja, sepse mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

Kanceri është i lidhur me dëshirën për të vdekur, e cila natyrisht nuk është e vetëdijshme – ndonjëherë ndodh që në ndonjë situatë të caktuar reagojmë ashtu që dëshirojmë të vdesin, që të mos jemi në këtë botë, sepse nuk jemi në gjendje të përballemi me ndonjë goditje jetësore dhe të pranojmë leksionin. Mendimin e tillë mendja automatikisht e ruan.

Me dëshirën e pavetëdijshme për të vdekur gjithashtu mund të shkaktohet sëmundja. Mendimin e tillë truri automatikisht e ushqen. Truri është shumë i ngjitshëm dhe që për të kuptimi shumë lehtë ngjitet, mirëpo vështirë ndahet.

Pra, ekziston shprehia që vazhdimisht e sjellim atë mendim, sepse nuk mundemi të shkëputemi, edhe pse na pengon.

Sëmundja gjithmonë e sulmon atë pjesë të trupit e cila është hallka më e dobët, përkatësisht aty ku janë akumuluar emocionet negative dhe dëshira jonë që t’i bllokojmë, t’i fshehim dhe t’i harrojmë.

Shikimi nuk dobësohet për shkak të plakjes, por për shkak se disa gjëra të qarta nuk dëshirojmë t’i shohim dhe pavetëdijshëm dobësojmë dhe bllokojmë shikimin tonë, ikim nga realiteti dhe fusin kokën në rërë.

Kur e shtrembërojmë të vërtetën në situatën e cila nuk na shkon për dore, kemi një lloj vizioni vetjak dhe shikimi i brendshëm do të jetë i mjegulluar, ndërkaq rezultati do të jetë humbje e shikimit të jashtëm.

Zemra sëmuret nga emocionet e bllokuara, të cilat nuk i keni treguar nga frika, mëlçia grumbullon hidhërimin, ndërkaq lukthi përmbajtjet e papërpunuara, diçka që nuk kemi arritur ta “përtypim”, me çka nuk jemi pajtuar, prandaj si rezultat kemi gastritin apo të thatin në lukth.

Kur veten e “qerasim” me të thatin në lukth, arrijmë në situatën që patjetër duhet të përzgjedhin ushqimin, gjë që në të vërtetë paraqet nevojën e kontrollit dhe përzgjedhjen në nivel emocional.

Gjëndra tiroide mbushet me fjalë të pathëna të cilat përpihen në dëmin vetjak. Çrregullimi në përgjithësi i gjëndrave, përkatësisht i ‘chakrave’ të përqafuara paraqesin problem në komunikimin dhe në shprehjen verbale.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Konsumimi i qumështit dhe zvogëlimi i rrezikut për sëmundjet zemrës

Konsumimi i qumështit dhe zvogëlimi i rrezikut për sëmundjet zemrës

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA dhe problemi më i madh është se nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse zemra është në rrezik.

Prandaj, është e nevojshme të bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe mënyra më e lehtë për ta arritur këtë është ndryshimi i disa zakoneve të jetesës që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës, transmeton Best Life.

Hulumtimet e reja mbi këtë temë kanë zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Një studim i publikuar në International Journal of Obesity tregoi se konsumimi i qumështit në baza ditore mund të jetë shumë i mirë për shëndetin e zemrës.

Studimi përfshiu mbi dy milionë të anketuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe studiuesit zbuluan se ata që pinin të paktën një gotë qumësht në ditë kishin një rrezik 14 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ata që nuk pinin qumësht.

Konsumimi i rregullt i të paktën një gote qumësht në ditë nuk do të rrisë kolesterolin tuaj dhe sipas klinikës Mayo, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse më parë mendohej se qumështi ka një nivel të konsiderueshëm të kolesterolit të qumështit, ndaj nuk duhet ta pimë shumë shpesh, hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit që pinë rregullisht qumësht kanë nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. /KP/

Arsyeja shëndetësore pse nuk duhet ta mbani teshtimën

Arsyeja shëndetësore pse nuk duhet ta mbani teshtimën

Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo.

Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

I tillë është rasti mjekësor i një 34 vjeçari Britanik që u publikua në revistën British Medical Journal.

Ai përfundoi në spital me probleme të rënda pasi u përpoq fort të mbante teshtimën duke mbyllur hundën dhe gojën.

Ekspertë thonë se ai pësoi një çarje të brendshme të fytit, enjtje të qafës, vështirësi në përtypje dhe në të folur.

34 vjeçari u shtrua për 7 ditë në spital dhe gjatë këtyre ditëve u ushqye vetëm falë tubave.

Roli i teshtimës në organizëm dhe përse nuk duhet ta mbani atë

Sipas të dhënave, kur një lëndë apo objekt i huaj futet në organizëm nëpërmjet hundës, instinkti i parë i trupit është që ta nxjerrë atë jashtë menjëherë.

Po ashtu edhe me alergjitë nga lule apo dicka tjetër që nuhasim.

Kjo aktivizon teshtimën.

Diafragma dhe muskujt e brinjëve kontraktohen në mënyrë që çfarëdo të jetë futur brenda të dalë shpejt nga hunda.

Bëhet fjalë për një refleks automatik dhe të pakontrollueshëm që ka një objektiv të vetëm: të sigurojë pastërtinë e rrugëve të frymëmarrjes.

Teshtima është shumë e fuqishme.

Në varësi kapacitetit të mushkërive, ajri që shfryhet përmes teshtimës ka një shpejtësi që mund të arrijë nga 100 deri në 800 km në orë.

Mbajtja e teshtimës nënkupton që ajri që është supozuar të dalë duhet të ndërrojë drejtim.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë dëmtim të veshit të mesit dhe çarjen e daulles së veshit.

Një rrezik tjetër që vjen nga mbajtja e teshtimës është edhe infeksioni i veshit sepse mukusi dhe lëngjet e infektuara kthehen mbrapsht.

Ekspertët dhe mjekët nënvizojnë se teshtima nuk duhet mbajtur.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të jeni të zhurmshëm apo të mos merrni në konsideratë të tjerët pranë jush.

Nëse jeni sëmurë, teshtima mund të shpërndajë patogjenë të ndryshëm në ajër në një shpejtësi shumë të madhe.

Nëse jeni të ftohur ose jo, mos mbuloni rrugët e frymëmarrjes me dorë.

Kjo e fundit shërben për përhapjen e të ftohurës, gripit apo virozave.

Mbani një shami apo letër për hundët sa herë që ju duhet të teshtini.

Lajthitë ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve Alzheimer apo Parkinson

Lajthitë ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve Alzheimer apo Parkinson

Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E – që të dyja këto e ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit.

Ky zbulim, është i rëndësishëm sepse shumë njerëz nuk e konsumojnë mjaftueshëm asnjërin prej nutrientëve të lartcekur – ndërkaq të moshuarit janë më së shumti të rrezikuar.

Bashkautori i këtij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thënë se ky është një prej pak studimeve që është përqendruar vetëm te të rriturit. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë ta përmirësojnë nivelin e nutrientëve te të vjetrit?

Edhe magnezi edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për t’i parandaluar sëmundjet degjeneruese të trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni.

Për momentin këto sëmundje nuk kanë shërim, ndërkaq vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë të diagnostikuar rreth 1 milionë njerëz me demencë.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët i luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë.

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë