Skerdi i dedikon këngën “HeROI IM” të birit për njëvjetorin e lindjes

05.01.2021

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor që mbanë titullin “HeROI IM”. Skerdi këtë projekt ia ka kushtuar djalit të tij Roit, i cili e feston ditëlindjen e parë. Reperi nga Shqipëria në klip ka përmbledhur çdo gjë, nisur nga lindja e të birit e deri në […]

Skerdi i dedikon këngën “HeROI IM” të birit për njëvjetorin e lindjes Foto: Ilustrim

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor që mbanë titullin “HeROI IM”.

Skerdi këtë projekt ia ka kushtuar djalit të tij Roit, i cili e feston ditëlindjen e parë.

Reperi nga Shqipëria në klip ka përmbledhur çdo gjë, nisur nga lindja e të birit e deri në ditët e sotme.

Postimi i plotë i Skerdit:

“Kjo kenge eshte bere me shpirt e zemer per dy personat qe i dua shume dhe e kam shkruajtur me lot gezimi .Kur Zoti i madh te jep nje familje falenderoje dhe lutu cdo nate qe kjo familje te jete e shendoshe sepse asgje nuk ka rendesi me shume se familja, as paraja, as muzika, as fama e as kenaqesits qe jane brenda saj… Ndoshta si kam plotesuar te gjitha cka keni dashte zemrat e mija por jam munduar per ju, jam munduar e jam zvarritur edhe kur s’kisha mundesi te cohem dot, por keni qene gjithmon ju qe une jam ngritur ne kembe prape. Djali im sot i bere 1 vjec dhe une jam njeriu me i lumtur sot me nje djale qe do me behet krahu ne jeten time dhe do mundohem te edukoj sa te kem mundesi zemra ime . Te jesh krenar per babane tend sepse sdo ta ule koken cka kam bo e cka kam dashte me bo vec u mundova aq sa kam mundur te realizoj endrren time me forcat e mija, e ti do mkesh mu mesus jete do me kesh mu qe do te jem ne gabimet e tua ndales . E di qe si foshnje tka pelqyer muzika edhe pse skam dashur tjesh pjese e saj por prape cfare do qe ti kerkon une do te jem me ty. Ju dua shume shume te dyve”.