Shkurte Fejza për vitin 2020: Shkoftë e mos u ktheftë më kurrë!
Këngëtarja e njohur shqipëtare, Shkurte Fejza ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë dhe ka uruar që një i tillë mos të përsëritet. Fejza përmes një postimi në facebook ka shkruar edhe për disa ngjarje ngjarje politike në vend gjatë këtij viti ku edhe ka dhënë kritika. Postimi i plotë: Vit i rëndë-vit i […]
Këngëtarja e njohur shqipëtare, Shkurte Fejza ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë dhe ka uruar që një i tillë mos të përsëritet.

Fejza përmes një postimi në facebook ka shkruar edhe për disa ngjarje ngjarje politike në vend gjatë këtij viti ku edhe ka dhënë kritika.
Postimi i plotë:
Vit i rëndë-vit i mbrapshtë
Universi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit. Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth.
Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, falemnderit. Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht.
Njëzet vjet arrogance politike mbi kurrizin e këtij populli. Tallja e Europës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përqarje, akuzë.
Lamtumirë për artistët që ikën, i dhanë shumë kulturës
Pa dasma , pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO.
Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tone.
Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj
Gëzuar 2021
Gjithmonë me Ju.