Sabri Fejzullahu viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Gjinoc

Sabri Fejzullahu viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Gjinoc
Eurolinda Zenelaj

05.04.2021 / Rozë

Ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Fejzullahu për vite me radhë ka sjellur këngë të cilat padyshim që ishin hite dhe mbeten të tilla.

Gjatë ditës së parë të kësaj jave, Sabri Fejzullahu e ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc, këtë e ka bër të ditur humanisti, Halil Kastrati përmes një postimi në faqen e tij në facebook ku ka publikuar një fotografi së bashku me Fejzullahun, ku pranë saj ka shkruar ”Faleminderit për vizitën Sabri Fejzullahu”.

Rikujtojmë se Shtëpia e të Moshuarve, e cila gjendet në fshatin Gjinoc të Suharekës është hapur me 12 dhjetor të vitit të kaluar, 2020.

Me hapjen e kësaj shtëpie vizitat e artistëve të njohur shqiptarë kanë qenë të shumta të cilat edhe janë mirëpritur nga banorët.

Capital T, Leonora Jakupi, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani, Gold AG janë disa nga emrat e artistëve të cilët e kan vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc.

RAPORTO