Rina Balaj publikon këngën e re “Bad Rosita”, vjen me paraqitje provokuese në klip

17.03.2021 / Rozë
Reperja nga Istogu, Rina Balaj, ka prezantuar të martën projektin e ri muzikor.
“Bad Rosita” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Këngëtarja shqiptare vjen me paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa ka marrë vëmendje të madhe me dukjen atraktive.

Producimi i këngës është bërë nga Jaemally Beatz dhe Çelik Lipa, kurse prapa projektit qëndron edhe menaxheri i disa prej artistëve shqiptarë, Jetmir Agaj.
Projektin e plotë tashmë mund ta shijoni në kanalin zyrtar të ‘Alpha pop Original’ në YouTube.
Rina edhe këtë herë ka arritur të shfaqet unike, siç edhe kishte paralajmëruar prej shumë kohësh.
Të fundit
17.04.2021 / Rozë
Gjon Muharremaj artisti që do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision: Me gjithë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim