Remzie Osmani shpjegon mesazhin: Edhe ne ishim plot stil, por mirë që nuk kishte rrjete sociale e kemi jetuar realitetin

Remzie Osmani shpjegon mesazhin: Edhe ne ishim plot stil, por mirë që nuk kishte rrjete sociale e kemi jetuar realitetin
Eurolinda Zenelaj

16.04.2021 / Rozë

Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, javë më parë kishte publikuar një fotografi të saj, e cila përmbante një mesazh interesant.

Fotografia e këngëtares, e realizuar tri dekada më parë e shfaqte këngëtaren të kombinuar me një stil që përkonte me kohën.

“20 vjeçe, viti 91’… Edhe ne ishim plot stil, po shyqyr që s’ka pasur Instagram e Facebook e kemi jetuar realitetin”, ishte mbishkrimi i fotografisë.

Ndërsa, në emisionin ”Ftesë 5”, këngëtarja, Remzie Osmani është pyetur se a ishte mesazhi i saj një dedikim.

Osmani është përgjigjur se ai mesazh është për të gjithë duke e përfshirë edhe vetë këngëtaren, e cila ka thënë se është lodhur nga telefoni.

”Si fillim e kam për veten time. Del në natyrë, mundohesh të bësh një foto të mirë ta hedhësh në Instagram… Vishesh bukur, harron që je vesh për veten tënde dhe hajt të bësh një foto.

”Kjo s’vlen vetëm për mua, por për të gjithë. Nëse shkon në det, në mal, në natyrë, harron të shijosh duke u munduar të bësh foto. Është shumë e lodhshme e gjitha. Më ka lodhur ky telefon” ka thënë Osmani.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit