Qendra Kosovare për Studime Gjinore i reagon Shkurte Fejzës për këngën ”Nuse, Mësuese”: Promovon nënshtrimin e grave

16.12.2020

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjell shumë projekte muzikore për fansat e saj këtë fundvit. Së fundmi, ajo lansoi këngën e saj më të re “Nuse, Mësuese” në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresa Behlulin. Mirëpo teksti i saj këngëve ka ngjallur reagime te Qendra Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e kanë cilësuar […]

Qendra Kosovare për Studime Gjinore i reagon Shkurte Fejzës për këngën ”Nuse, Mësuese”: Promovon nënshtrimin e grave Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjell shumë projekte muzikore për fansat e saj këtë fundvit.

Së fundmi, ajo lansoi këngën e saj më të re “Nuse, Mësuese” në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresa Behlulin.

Mirëpo teksti i saj këngëve ka ngjallur reagime te Qendra Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e kanë cilësuar si promovim i nënshtrimit të grave.

Në njoftimin e tyre, ata kanë kërkuar nga ndjekësit që të raportohet kjo këngë, për shkak të përmbajtjes së tekstit.

Reagimi i plotë:

KËNGA “NUSE, MËSUESE” PËRMBANË GJUHË TË URREJTJES DHE PROMOVON NËNSHTRIMIN E GRAVE. JU FTOJMË TA RAPORTONI!

“KËNGA “NUSE MËSUESE” PËRMBAN GJUHË TË URREJTJES DHE PROMOVON NËNSHTRIMIN E GRAVE. JU FTOJMË TA RAPORTONI!
Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si:
“Fjala prishë e fjala ndreqë
Zgjedhi nuse ma mire fjalët
Në daç punët mos me i pasë keq
Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë”

“Me folë butë e me duru
Nana ty nuse t’ka mësu
Vjehrren me e respektu
Ti nderon prindërit e tu”
Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme.
Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content””. 

Më poshtë gjeni tekstin e këngës “Nuse, mësuese”:

Ah moj nuse sikur msuse
N’shpi t’burrit mban ligjërata
S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës
S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

Mori nuse vezulluse
Ma e reja je n’ket shpi
Dikush tjetër ma i vjetër
Pun’t ma mirë se ti i di

Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daq pun’t mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ah moj nuse lumja nuse
Bijat për ty e shqyen defin
Me gëzim të madh ty të kanë pritur
Prandaj ti mos jau prish qejfin

Me fol but e me dëgju
Nana ty nuse t’ka mësu
Vjehrrën me e respektu
Ti nderon prindërit e tu

Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daç punt mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mir fjalt
N’daç punët mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë.