Nora Istrefi lanson disa hite të saj në versionin akustik

06.01.2021

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë ndër artistet që për vite me radhë ka qëndruar aktive në muzikë. Që në paraqitjen e saj të parë, Nora ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa, të cilët e mbështesin. Istrefi së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, […]

Nora Istrefi lanson disa hite të saj në versionin akustik Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë ndër artistet që për vite me radhë ka qëndruar aktive në muzikë.

Që në paraqitjen e saj të parë, Nora ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa, të cilët e mbështesin.

Istrefi së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se ka publikuar disa hite të saj në versionin akustik.

“Anna”, “Pa Fat”, “Dy shokë”, “Sa t’kom dashtë”, “Ajo të pëlqen”, “Asnjë gotë”, janë këto hitet që ajo zgjodhi ti këndojë.

Për ripërpunimin e tyre është përkujdesur producenti Mixey, teksa në instrumental ishte edhe kitaristi Astrit Stafai.

Të gjitha këto hite janë lansuar në platformat digjitale, duke numëruar që në minutat e parë klikime të shumta.