Luana Vjollca arrin 2 milionë ndjekës në Instagram, kjo është dhurata e saj për fansat

Luana Vjollca arrin 2 milionë ndjekës në Instagram, kjo është dhurata e saj për fansat
Çlirim Gashi

30.12.2020 / Rozë

Këngëtarja dhe prezentuesja e njohur, Luana Vjollca tash e një kohë është së bashku me fansat e saj çdo të shtune përmes emisionit të saj “Shiko Kush Luan”.

Së fundmi Luana Vjollca, ka shënuar një tjetër sukses duke arritur shifrën e dy milionë ndjekësve në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Këtë sukses Luana vendosi të festojë me një fotografi atraktive të publikuar në Instagram, e cila shfaqet e gëzuar për këtë sukses.

Dhe për këtë, ajo ka vendosur që të shpërblejë ndjekësit për besimin e treguar, Luana ka vendosur të realizojë një lojë shpërblyese për ta, ku tre fituesit e përzgjedhur do të kenë mundësinë që të festojnë ditëlindjen bashkë me të.

“U bëmë shumë…dy milionë reale, pikërisht për këtë arsye dua të bëj diçka reale për ju. Do e bëjmë si një forme tjetër ‘give away shpirtëror’. Do zgjedh tre nga ju për ta festuar ditëlindjen tuaj bashkë me mua”, ka shkruar ndër të tjerash Luana, ndërsa ka prezantuar rregullat e lojës.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit