Lirimi i masave për gastronominë, reagon Labi

Lirimi i masave për gastronominë, reagon Labi
Fjolla Hoxha

12.07.2021 / Rozë

Gastronomët kanë njoftuar sot se kanë marrë lajmin e mirë për zgjatje të orarit të punës. Sipas Odës së Hotelerisë, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar punën e lokaleve deri në orën 01:00.

Me këtë orar do të operojnë edhe sallat e dasmave.

Një lajm i tillë është mirëpritur nga këngëtari Labinot Tahiri.

Ai ishte ndër kritikuesit më të mëdhenj të mbylljes së gastronomisë dhe mos lejimit të dasmave.

Reagimin e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Urime dhe shpresojë shumë që edhe diskotekat do të fillojnë punën sepse edhe ata pronarë janë dëmtuar shumë’, shkroi ai.

“Një qeveri me përgjegjësi të plotë.

Nuk ben dhe nuk e do Zoti qe dikush te punoje e dikush edhe pse ka oferta te demtohet. Me krenari kam paguar dhe ia pagauj shtetit tim tatimet.

Kur te ndalet le te ndalet per te gjithe, kur te fillohet puna le te filloje per te gjithe.

Labi, Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar këngëtari”, tha Labi.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit