Kurti për suksesin e filmit “Zgjoi”: Moment historik për filmin e Kosovës

03.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është gëzuar fitores historike të filmit “Zgjoi” në festivalin e madh amerikan “Sundance”. Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se ky është një moment historik për filmin e Kosovës. “Edhe një moment historik për filmin e Kosovës! Me shumë gëzim e krenari […]

Kurti për suksesin e filmit “Zgjoi”: Moment historik për filmin e Kosovës Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është gëzuar fitores historike të filmit “Zgjoi” në festivalin e madh amerikan “Sundance”.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se ky është një moment historik për filmin e Kosovës.

“Edhe një moment historik për filmin e Kosovës!

Me shumë gëzim e krenari e kemi pranuar lajmin për suksesin e filmit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Filmi “Zgjoi” ka fituar shpërblimin kryesor në Sundance Film Festival në ShBA, si filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mbrëmë natën vonë.

“Zgjoi”, i cili është bashkëproduksion i Kosovës me Zvicrën, është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë nga Blerta Basholli, si dhe ka marrë edhe çmimin e publikut, duke i sjellur kështu gjithsej tre shpërblime për Kosovën. Sundance Film Festival është një nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, dhe ky vlerësim i lartë në arenën ndërkombëtare është gjithsesi historik për filmin tonë.

Përgëzojmë gjithë ekipin për këtë sukses!”, ka shkruar Kurti në Instagram.