Këngëtari nga Suhareka i kushton këngë Albin Kurtit

09.01.2021

“Kryeministri jone ALBIN KURTI”, titullohet kënga e sa po publikuar nga këngëtari suharekas, Fadil Llugaxhiu. Kënga është e shoqëruar edhe me një video-klip, ku pjesë e xhirimeve është kompleksi i Lidhjes së Prizrenit. Kujtojmë se Kurti pranoi detyrën si kryeministër i Kosovës me 3 shkurt 2020, ndërsa me 25 mars Qeveria Kurti u rrëzua nga […]

Këngëtari nga Suhareka i kushton këngë Albin Kurtit Foto: Ilustrim

“Kryeministri jone ALBIN KURTI”, titullohet kënga e sa po publikuar nga këngëtari suharekas, Fadil Llugaxhiu.

Kënga është e shoqëruar edhe me një video-klip, ku pjesë e xhirimeve është kompleksi i Lidhjes së Prizrenit.

Kujtojmë se Kurti pranoi detyrën si kryeministër i Kosovës me 3 shkurt 2020, ndërsa me 25 mars Qeveria Kurti u rrëzua nga një mocion i mosbesimit të inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, duke e caktuar 14 shkurtin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

https://www.youtube.com/watch?v=JowpSwCdlz4