Këngëtari kosovar i irrituar nga politika: Nuk do ta përcjellë fare fushatën zgjedhore

Më 14 shkurt të këtij viti në Kosovë pritet të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Ndonëse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, duket se disa njerëz kanë filluar t’i shmangen që tani ndjekjes së fushatës dhe debateve politike.

Një ndër ta është këngëtari i njohur Blero, i cili revoltën e tij e tregoi përmes një shkrimi në InstaStory.

Ai bëri të ditur se deri më datë 15 shkurt, të vetmet gjëra që do të shikojë janë kanalet muzikore dhe ato sportive.

“08.01.2021 deri 15.02.2021 në televizorin tim, vetëm MTV dhe SuperSport. Asgjë tjetër sepse krejt janë rren!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Blero Muharremi ditëve të fundit ka qëndruar në Zvicër pranë gruas së tij, Afrona Dika, ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të shpërngulet për të jetuar në po atë shtet.

RAPORTO