Kënga e fundit nga Nora Istrefi, inspirim nga një film në Netflix

13.12.2023

Këngëtarja Nora Istrefi, së fundmi ka sjell këngën e saj të re të quajtur ‘Gati’ në bashkëpunim me Eli Malaj dhe Claydee. Nora ishte mysafire në emisionin “Drive on D” në Radio Dukagjini me Donika Hyseni dhe Blend Murati, ku ka treguar se për këtë projekt muzikor është inspiruar nga një film që e ka […]

Kënga e fundit nga Nora Istrefi, inspirim nga një film në Netflix Foto: Ilustrim

Këngëtarja Nora Istrefi, së fundmi ka sjell këngën e saj të re të quajtur ‘Gati’ në bashkëpunim me Eli Malaj dhe Claydee.

Nora ishte mysafire në emisionin “Drive on D” në Radio Dukagjini me Donika Hyseni dhe Blend Murati, ku ka treguar se për këtë projekt muzikor është inspiruar nga një film që e ka pa në Netflix.

“Unë dëshiroj vazhdimisht të eksperimentoj dhe të sjelli gjëra të reja si për vetën ashtu edhe për audiencën. Dua të eksploroj më shumë me muzikën. Kjo ka qenë edhe dëshira që kisha, kur më erdhi idea nga një film në Netflix për këngën e fundit, që uroj se do t’i pëlqej audiencës”, u shpreh Nora.

Përpos informacioneve rreth këngës së re, Nora ka folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes saj dhe Erës, e poashtu për përfshirjen e vajzës së saj Renee në muzikë.

Për më tepër detaje, klikoni mbi linkun për të parë videon e plotë.