Hamëz Llapqeva publikon baladën “Sy bukura ime” me tekst të Refki Reshitaj

21.12.2021

“Sy bukura ime” mban titullin kënga më e re e këngëtarit Hamëz Llapqeva e publikuar ditë më parë, ku tekst shkrues është Refki Reshitaj. Pas suksesit të treguar vite më parë me baladën “Moj zeshkanja zemres sime” edhe në këngën “Sy bukura ime” këngëtari LLapqeva i këndon dashurisë së humbur. Padyshim që pjesë e këtij […]

Hamëz Llapqeva publikon baladën “Sy bukura ime” me tekst të Refki Reshitaj Foto: Ilustrim

“Sy bukura ime” mban titullin kënga më e re e këngëtarit Hamëz Llapqeva e publikuar ditë më parë, ku tekst shkrues është Refki Reshitaj.

Pas suksesit të treguar vite më parë me baladën “Moj zeshkanja zemres sime” edhe në këngën “Sy bukura ime” këngëtari LLapqeva i këndon dashurisë së humbur.

Padyshim që pjesë e këtij suksesi është edhe teksti i Refi Reshitaj, ka qenë edhe gazetarë i njohur, e që muzikës ia filloi më vonë, duke u shprehur me keqardhje se pse nuk e kishte shfrytëzuar zërin e tij në këtë drejtim. Këngët e tij janë shumë të pëlqyera nga grupet që adhurojnë potpuritë shqipe.

Kujtojmë se Refki Reshitaj për herë të parë ka kënduar në vitet e 70-ta. Ai karrierën e tij të muzikës ka filluar qysh në shkollën e mesme. Përveç këndimit, ai ka kompozuar edhe shumë këngë.