Fifi paralajmëron këngën e re! – Sjell imazhe nga videoklipi së bashku me Fation Kuqarin

03.03.2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Ajo njihet për miqësinë e mirë me shumë prej personazheve VIP, teksa së fundmi ka shtuar raportet me ish konkurrentin e programit ”Përputhen” Fation Kuqari. Dyshja së fundmi kanë realizuar disa fotografi të reja, të cilat i kanë ndarë […]

Fifi paralajmëron këngën e re! – Sjell imazhe nga videoklipi së bashku me Fation Kuqarin Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo njihet për miqësinë e mirë me shumë prej personazheve VIP, teksa së fundmi ka shtuar raportet me ish konkurrentin e programit ”Përputhen” Fation Kuqari.

Dyshja së fundmi kanë realizuar disa fotografi të reja, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ka qenë Fifi, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet përkrah Fationit, teksa pozojnë të dy në shtrat.

“Kaniher e bëj mik idiotësinë…po para teje dreqi ikë e bëhem kanarinë!”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse imazhet në fjalë janë xhirime nga ndonjë projekt i ri muzikor apo fotografi të thjeshtë.

Mirëpo nga deklaratat e më hershme Fifi ka lënë të hapur mundësin se Fationi mund të jetë pjesë e videoklipit në njërën nga këngët e saj.

Ndërsa, kënga e fundit që Fifi ka sjell për fansat mbetet bashkëpunimi me Bardhin dhe DJ Gimin, të titulluar “Du and Ich”.