Fifi: Jam e dashuruar që 2 vite e gjysmë, por nuk jam në lidhje dashurie

09.01.2021

Fifi është ndër këngëtaret shqiptare që përmes paraqitjeve të saj përçon energji pozitive gjithmonë tek fansat. Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, ndërsa përmes postimeve të ndryshme ndan informacione nga jeta e saj. Së fundmi, në Instagram ajo u ka mundësuar ndjekësve që të pyesin pyetje të ndryshme, të cilave Fifi iu përgjigj. Shumica […]

Fifi: Jam e dashuruar që 2 vite e gjysmë, por nuk jam në lidhje dashurie Foto: Ilustrim

Fifi është ndër këngëtaret shqiptare që përmes paraqitjeve të saj përçon energji pozitive gjithmonë tek fansat.

Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, ndërsa përmes postimeve të ndryshme ndan informacione nga jeta e saj.

Së fundmi, në Instagram ajo u ka mundësuar ndjekësve që të pyesin pyetje të ndryshme, të cilave Fifi iu përgjigj.

Shumica e tyre ishin sa i përket jetës sentimentale, teksa këngëtarja nuk hezitoi të tregojë se si qëndron me lidhjen e dashurisë.

“Un nuk e kam mohuar asnjëherë që jam e dashuruar. Mohoj që jam në lidhje sepse nuk jam, realisht nuk jam”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ajo ka treguar se është e dashuruar që dy vite e gjysmë.