E quajtën mbretëresha e Euroligës! Një fanse nga Kosova i ka “vënë flakën” rrjeteve sociale

para 24 dite

Një buzëqeshje që fitoi zemrat e mijëra tifozëve

E quajtën mbretëresha e Euroligës! Një fanse nga Kosova i ka “vënë flakën” rrjeteve sociale

Një ndeshje e zakonshme e Euroligës u shndërrua në një fenomen viral falë një tifozje të veçantë.

Margiona, një bukuroshe 24-vjeçare me origjinë nga Kosova, por e rritur në Greqi, u bë menjëherë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Olympiacos dhe Asvelo.

Kapur nga kamerat teksa buzëqeshte joshëse nga tribuna, Margiona nuk e imagjinonte se do të shndërrohej në një sensacion brenda një nate. Pamjet e saj u përhapën me shpejtësi në të gjithë botën virtuale, duke e bërë të njërin prej emrave më të kërkuar në internet.

Oferta të shumta dhe një refuzim i papritur

Në vijim të famës së papritur, Margiona ka pranuar se ka marrë disa oferta për të dalë në televizion. Portalet greke shkruajnë se asaj i është ofruar edhe një performancë në programin “Greece’s next top model”, por bukuroshja e re ka vendosur t’i refuzojë të gjitha këto mundësi.

Ndonëse e rrethuar nga fama, Margiona duket se dëshiron të ruajë privatësinë e saj. Ajo ka një jetë të mbushur me aktivitete, pasi një pjesë të jetës e ka kaluar në Gjermani, ku është trajnuar si infermiere.

Etiketat