Çun Lajçi në mënyrë poetike rrëfen betejën e tij me COVID-19

Në muajin mars të këtij viti në Kosovë ishte regjistruar numër më i madh i rasteve pozitive me COVID-19, ku ishin infektuar edhe disa artistë të njohur shqiptarë.

Njëri ndër ta ishte edhe artisti i mirënjohur, Çun Lajçi, i cili për disa javë me radhë ka luftuar me virusin COVID-19.

Ai së fundmi në një postim në facebook ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Lajçi lajmin e dha pas një përshkrimi poetik për të gjithë betejën e tij më virusin.

Shkrimi i plotë:

“Jo s’po del se s’po t’lëshoj!

“Kjo ruga perdridhet si gjarpër i zi

për ku po vrapon gjeneral Moisi?”

Kjo poezi e Kadaresë mu kujtua para se t’i hap sytë sot dhe u kacafyta si grethi me bletën, me Covidin e trupit tim!

Erdhe si hije e zezë dhe u fute gabzherrit tim. U shtrine mushknive t’mia si shallvareve t’Ali Pashës e vija-vija m’i bane.

Ku je nisë tash? Kujt ia ke mësy?

E sheh se asht zbardhë platoja e Kurrizit me borën e vonë t’hamsinit? Kujt po don me ia nxi shpirtin e xhepin tash?

Jo s’po del, pa mi pagua ilaçet cent për cent. Pa ma kthye pensionin e tetë muj ditëve, s’del prej gabzherrit tim, se erdhe me ma marrë shpirtin e nji muej luftove me mushknitë e mia!

Rri aty përfundi gabzherrit virus i qelbun që e qelbe dynjanë, se s’del pa ta shtypë t’zezën tande.

Ke hi n’mushknitë e malësorit e t’ka dalë kapuç me mangë tamli i bardhokave, maza e koritave, borinicat e drethet e tamli me borë!

Rri me artistin e lueje ti vdekjen unë jetën, se populli duhet mu argëtua me diçka n’ditët e karantinimit!

T’kujtohet sa artistat i bane dhé?

I thashë këtij far mut Covidit sot kur e pashë se po binte borë e ai po mundohej me ikë prej trupit tim!

Si duket ishte mërzitë me mushknitë e mia e s’kishte çka hante, se ato kishin nisë me hangër ate!

E kishte kapë zavali me dalë prej zgurit tim e kur erdhi të arra e fytit, ia ngjita vetit për gabzherrit!

Prit njiherë prit, se nuk shkon pa m’kallxua, sa shpirta i more para se me hi n’gjoksin tim?

Ishin vajza? Djem a pleq si unë?

Mos ishte miku im Lurani?

MoZot t’keshë qenë n’shpirtin gazmor t’Cimës se me thojtë e mi t’baj stërkalë!?

Po flisja me gabzherrin tim që sot heret n’mengjes e kisha kapë tue shtrengua me thoj, kur e mora vesh se virusi po dilte nga jeta ime!

Thashë, s’po e lëshoj pa dalë n’teracë e me bertetitë: O rujuni se doli nga unë ky mut Covidi e asht turrë si i çmendun Platosë së Kurrizit.

Por ishte tue ra borë e mu mërdhinënë kokërrat. Qesha e thashë: Edhe ti paske mu ngri more virus zeza dhe hina nën jorgan mu nxe!

U mërzita pak, se tash s’muj me iu thanë: O ikni, ikni se po vjen Çuni me Covid!

A dini pse? Se dje dola me ecë kah Katedralja. Por mu nxu fryma dhe u t’fillova me hi të njeni n’dugajë me pushua. Kur m’pa, e kapi karrikën e bërtiti: Rri përjashta rri, mos hi mbrenda, se po ta bi karrikën !

M’erdhi randë shumë. Se kështu kam pa tue iu thanë këtyne t’çmendunve e lypsarve!

I thashë as mos ma bje karrikën as s’po ta la covidin. E mbys e s’ta la n’dugajë dhe e kapa gabzherrin prap me thoj e si breshka shkova n’furrikun tim!

P.S

Jo, s’kam Covid ma, duel dje, se s’mujta me mbajt gabzherrin se mu nxu fryma!

Dardani, 07.04.2021″.

RAPORTO