Capital T viziton shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc

09.12.2020 / Rozë

Capital T viziton shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc
Foto: Ilustrim

Reperi i njohur kosovar, Capital T dje ka vizituar humanistin, Halil Kastrati në selinë e tij në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës.

Reperi Capital T përveçse njihet si artist i suksesshëm ai gjithashtu njihet edhe për humanizëm që shumë herë ka ndihmuar njerëzit në nevojë.

Halil Kastrati ka mirëpritur të martën reperin 28-vjeçar në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.


Ai ka publikuar disa fotografi nga takimi me Capital T, ku ndër të tjerash shihen duke shkëmbyer përqafime e shtrëngime duarsh, në nder të miqësisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm.

Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim!” ka shkruar Halili në facebook.

Gjithashtu edhe reperi Capital T ka publikuar një fotografi në Instagram ku ka shkruar “Së shpejti përurohet Shtëpia e të moshuarve, “Jetimat e Ballkanit” shumë krenar me këtë projekt dhe i lumtur ta kemi një prej projekteve ndër më të mira në Ballkan e më gjerë”.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *