Shtiu me armë zjarri në aheng, arrestohet qytetari nga Savrova

Një person është arrestuar në Savrovë të Suharekës, pasi i dyshuari gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.

Tek i njëjti person është gjetur dhe konfiskuar arma-revole Ekol Aras Magnum me një karikator me 4 fishekë të kalibrit 9 mm.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Savrovë, rreth orës 23:40, njofton SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet ne mbajtje. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.