Rritet numri i dënimeve në bazë të ligjit anti-COVID, mbi 900 u shqiptuan vetëm të enjten

16.04.2021

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po ndryshon, ku në dy ditët e fundit numri i të infektuarve me këtë virus ka shënuar një ngritje të lehtë, kështu po bëhet e ditur nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Pavarësisht, thirrjeve të shumta nga institucionet shëndetësore, shumë qytetarë të vendit […]

Rritet numri i dënimeve në bazë të ligjit anti-COVID, mbi 900 u shqiptuan vetëm të enjten Foto: Ilustrim

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po ndryshon, ku në dy ditët e fundit numri i të infektuarve me këtë virus ka shënuar një ngritje të lehtë, kështu po bëhet e ditur nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pavarësisht, thirrjeve të shumta nga institucionet shëndetësore, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i gjobave të policisë në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar shqipton gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës me COVID-19.

Dënime të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së enjte, ku ka shqiptuar plotë 915 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk i kanë respektuar masat mbrotjëse nga pandemia COVID-19, shifër kjo më e madhe se në ditët e kaluara.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte në Kosovë janë konfirmuar 599 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 17 viktima të moshave të ndryshme.