Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 3 aktakuza kundër 3 të tjerëve

19.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza, kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, njëzetenjë (21) persona të dyshuar, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 3 aktakuza kundër 3 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza, kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, njëzetenjë (21) persona të dyshuar, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (16) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjitshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.