Për vetëm 8 ditë, afër 10 mijë e 700 gjoba trafiku në Kosovë

Për vetëm 8 ditë, afër 10 mijë e 700 gjoba trafiku në Kosovë
Taulant Krasniqi

21.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Por, ka disa prej pjesëmarrësve në trafik që nuk i respektojnë rregullat dhe se për atë Policia në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e Policisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave të trafikut prej datës 13 korrik deri më 20 korrik.

Ndërsa brenda këtyre ditëve, policia ka shqiptuar gjithsejtë 10 mijë e 676 tiketa për kundërvajtje në trafik.

DataNr. i tiketave të trafikut të shqiptuara nga Policia e Kosovës
13 korrik1760
14 korrik1781
15 korrik1522
16 korrik1493
17 korrik1171
18 korrik1061
19 korrik1353
20 korrik535
TOTAL10,676
LEXO EDHE:  Për shkak fluksit të madh në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit