Për 24 orë 54 aksidente, një me fatalitet

25.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion. E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, […]

Për 24 orë 54 aksidente, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.

E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, ku disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë edhe me të vdekur.

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1512 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 33 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje./SuharekaOnline/