Për 24 orë 124 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e mbi 40 të arrestuar

05.08.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 124 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 29 aksidente kanë përfunduar […]

Për 24 orë 124 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e mbi 40 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 124 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 29 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 95 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1653 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 43 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një person është në ndalim policor dhe një person tjetër në vuajtje të dënimit.