Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 11 qytetarë

28.06.2021

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk respektuan masat anti-COVID. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 11 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk respektuan masat anti-COVID.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka dënuar 11 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë nga ky virus.