Mushtisht, hajnat i hyjnë me forcë në shtëpi, i marrin një gjenerator dhe mjete tjera të punës

Të dielën në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një vjedhje në fshatin Mushtisht.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje, 29 nëntor, 2020 rreth orës 11:50 në stacionin e policisë në Suharekë një person nga fshati Mushtisht ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një gjenerator dhe mjete tjera të punës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

RAPORTO