Kanos djalin e tij dhe e kërcënon me armë, arrestohet qytetari nga Suhareka

30.12.2020

Të hënën në Suharekë një person është dërguar në stacionin policor në Suharekë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një person ka raportuar se është kanosur nga babai i tij i dyshuari dhe i njëjti kishte ekspozuar një armë. Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga […]

Kanos djalin e tij dhe e kërcënon me armë, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Të hënën në Suharekë një person është dërguar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një person ka raportuar se është kanosur nga babai i tij i dyshuari dhe i njëjti kishte ekspozuar një armë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.