Brenda 24 ore 85 aksidente, afër 1500 tiketa trafiku e 37 të arrestuar

17.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 85 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 22 aksidente kanë përfunduar me […]

Brenda 24 ore 85 aksidente, afër 1500 tiketa trafiku e 37 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 85 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 63 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1493 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 37 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është në ndalim policor.