Brenda 24 ore 20 aksidente, 1220 tiketa trafiku e 16 të arrestuar

31.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 5 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 14 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 20 aksidente, 1220 tiketa trafiku e 16 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 5 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 14 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 220 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 16 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.