Aksident në Suharekë, përplaset nga makina, lëndohet drejtuesi i motoçikletës

14.08.2021

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:50 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë përballë bankës TEB, ku përveç dëmeve materiale edhe një person ka marr lëndime trupore. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi ka bërë të ditur se në aksident […]

Aksident në Suharekë, përplaset nga makina, lëndohet drejtuesi i motoçikletës Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:50 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë përballë bankës TEB, ku përveç dëmeve materiale edhe një person ka marr lëndime trupore.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë e tipit Volkswagen POLO ku drejtuesi i tij 63 vjeçari A.B. ka goditur motoçikletën e 17 vjeçarit B.R.

Nga aksidenti lëndime trupore ka marrë drejtuesi i motoçikletës 17 vjeçari B.R i cili pas trajtimit në QKMF në Suharekë është liruar.

Në këtë rast sipas zëdhënësit Vesel Gashi i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është 63 vjeçari A.B.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës.