Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgim për pesë të tjerë
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 104 aktakuza, kundër 127 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, kundër 9 personave.
Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë personave, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër tre personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) persona për shkak të veprave penale: “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale: “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.