Vrasje e rëndë në tentativë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Betim Ahmatajt
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar për vepra penale të rënda.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për BETIM (Sylё) AHMATAJ, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.
I njëjti është i dyshuar dhe i pandehur për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth vendndodhjes së të dyshuarit, të lajmërohet menjëherë në stacionin më të afërt policor ose përmes kontakteve të mëposhtme:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.