Sipas ankesës së një qytetari kosovar, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë që ai e mbante me leje, si dhe disa objekte të tjera me vlerë.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ekipet e specializuara janë në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore.
Në këto momente po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.