Rahovec, sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje

23.12.2024

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në komunën e Rahovecit, ku janë sekuestruar disa armë dhe municione pas një rasti kanosjeje.

Rahovec, sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje Foto: Ilustrim

Sipas raportit zyrtar, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim nga një viktimë, mashkull i moshës madhore, i cili ka deklaruar se është kanosur nga një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Duke vepruar në bazë të ankesës, hetuesit policorë kanë nisur menjëherë hetimet, pasi dyshohej se i dyshuari posedonte armë në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm.

Në bashkëpunim dhe konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit. Si rezultat i kontrollit, janë sekuestruar:

• Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë,

• Një pistoletë dhe 25 fishekë,

• Një pushkë ajrore dhe

• Një pistoletë për sinjalizim me zë.

Në bazë të provave të mbledhura, me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit janë ngritur akuza për veprat penale:

• “Kanosje”, dhe

• “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More