Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për situatën e sigurisë dhe trafikut rrugor në vend, ku vërehet një bilanc shqetësues i aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 2,246 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, një numër i lartë që tregon për mosrespektimin e ligjit në rrugët e vendit.

Po ashtu, 17 persona janë arrestuar gjatë këtyre 24 orëve për vepra të ndryshme penale, ndërsa 14 janë dërguar në paraburgim.

Nuk është raportuar për ndonjë person në ndalim policor, ndërsa dy persona janë aktualisht në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe pasojat tragjike që po përsëriten çdo ditë në rrugët e vendit.