Policia shqiptoi 1472 gjoba trafiku dhe arrestoi 16 persona për 24 orë
para 23 dite
Policia e Kosovës brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1472 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 8 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 17 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.