Sipas raportit të publikuar nga Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 41 aksidente trafiku. Prej tyre, 12 aksidente kanë përfunduar me lëndime të personave, ndërsa 29 të tjera me dëme materiale në automjete.

Përveç gjobave të shqiptuara, policia njofton se ka arrestuar 16 persona për shkelje të ndryshme ligjore, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Këto shifra të larta të gjobave dhe aksidenteve nxisin shqetësime për sigurinë rrugore në vend. Policia e Kosovës bën thirrje te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike dhe të adaptojnë shpejtësinë në kushtet e rrugës.