Policia në veri të Mitrovicës sekuestron aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit

09.09.2025

Në rastin e fundit, Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicën Veri, në bashkëpunim me inspektorët e tregut dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka zbuluar dhe sekuestruar shtatë aparate POS në biznese të ndryshme në Mitrovicën Veri.

Këto pajisje përdoreshin për të bërë pagesa me dinarë serbë, që nuk është valuta zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri.