Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar kërkesën për ndihmë, duke kërkuar informata që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari kërkohet në lidhje me një rast vjedhjeje, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me organet e rendit.
Për çdo informatë të vlefshme, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Policia garanton konfidencialitet për të gjithë ata që ofrojnë informata.