Policia e Kosovës organizon konferencë të jashtëzakonshme për sulmin në Ibër-Lepenc

para 14 dite

Policia e Kosovës ka ftuar mediat të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme të dedikuar zhvillimeve të fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.

Policia e Kosovës organizon konferencë të jashtëzakonshme për sulmin në Ibër-Lepenc

Konferenca do të mbahet sot, më 30 nëntor, në orën 17:30, në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri. Në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është të informojnë opinionin publik për hetimet e deritanishme, për masat që janë ndërmarrë për të siguruar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet dhe për të dhënë një mesazh të qartë se institucionet e Kosovës janë të vendosura të luftojnë çdo formë të kriminalitetit dhe të terrorizmit.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Etiketat