Kamioni me ngarkesë të pasiguruar ndalet në Prizren, kompania gjobitet me 300 euro

01.07.2026

Një kompani është gjobitur me 300 euro pasi drejtuesi i një kamioni u kap duke transportuar blloqe ndërtimi pa e siguruar siç duhet ngarkesën në Prizren.

Kamioni me ngarkesë të pasiguruar ndalet në Prizren, kompania gjobitet me 300 euro Foto: Ilustrim

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 qershor, gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve të Stacionit Policor Prizren-Veri. Gjatë kontrollit të kamionit, policët konstatuan se ngarkesa nuk ishte e siguruar, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion.

Për këtë shkelje, personit juridik, përkatësisht kompanisë pronare të kamionit, i është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe zbatimin e ligjit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e rasteve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More